Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi.

Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor të ushqimeve, deri në 3.2% në vit dhe inflacionin e përgjithshëm, deri në 1.18% në vit deri në vitin 2035, sipas një studimi të ri nga Instituti Potsdam për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK).

Në studim, shkencëtarët shikuan se si faktorët klimatikë, si temperaturat e larta dhe reshjet ekstreme, kanë ndikuar në inflacionin historik, por ata nuk u përqendruan se cilët artikuj ushqimorë mund të prekeshin më shumë.

“Duke parë mbi 27,000 regjistrime të të dhënave historike, ne zbuluam se rritja e temperaturave, mund të rrisë çmimet e ushqimeve, veçanërisht në rajonet dhe stinët e nxehta”, tha Dr Max Kotz, një nga autorët e studimit.

“Në kushtet e ardhshme klimatike, këto ndikime mund të bëhen të mëdha, afërsisht 1-3% pikë në vit mbi inflacionin e ushqimeve deri në vitin 2035, duke kërcënuar stabilitetin e çmimeve të bankave qendrore si BQE, e cila synon të mbajë inflacionin nën 2%. Ndërkohë, inflacioni total mund të rritet me 0,32-1,18% çdo vit mesatarisht, në nivel global, zbuloi studimi.

Çmimet në rritje ose të paqëndrueshme, kërcënuan mirëqenien ekonomike dhe njerëzore, si dhe stabilitetin politik, vuri në dukje raporti, duke cituar se kriza e kostos së jetesës 2021-2022, shtyu 71 milionë njerëz të tjerë në varfëri në të gjithë botën, sipas OKB-së.

Inflacioni i nxitur nga klima prek njësoj vendet e pasura dhe të varfra

Inflacioni i ushqimeve dhe inflacioni total, pritet të ndikohen nga ngrohja globale, si në vendet me të ardhura më të larta ashtu edhe në ato më të ulëta. Inflacioni rritet kur temperaturat rriten, dhe këtë e bën më fort në verë dhe në rajone të nxehta në gjerësi më të ulëta, ku do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, sipas studimit, jugu i botës, veçanërisht Afrika dhe Amerika e Jugut, do të preken më shumë.

Lexo edhe :  BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Ndërkohë në gjerësi gjeografike të larta, vihet re një sezonalitet i fortë, i cili arrin kulmin në verë. Sipas raportit, një rritje prej 1 gradë Celsius në temperaturën mesatare mujore, ka ndikim në çmimet deri në një vit, ashtu si shiu i tepërt, por ndikimet në çmime janë afatshkurtëra, kur ato rrjedhin nga thatësira e tepërt.

Studimi hodhi një vështrim nga afër verës jashtëzakonisht të nxehtë europiane të vitit 2022, kur nxehtësia dhe thatësira, patën një ndikim të gjerë në bujqësi dhe ekonomi.

“Ne vlerësojmë se vapa ekstreme e verës 2022, rriti inflacionin e ushqimeve në Europë me rreth 0.6%. Ngrohja e ardhshme e parashikuar për vitin 2035, do të përforconte ndikimet e ekstremeve të tilla, deri në 50%,” shtoi Kotz. /Monitor

Të fundit

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

Lajme të tjera

Web TV