Përse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë, faktet që lidhen me higjienën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej jush mund të përdorin syze, qoftë për të parë afër apo larg.

Shpesh herë, ju mund të jeni duke përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre.
Në këtë artikull do t’ju njohim me disa hapa shumë të thjeshta, që duhet të ndiqni për t’i pastruar syzet në mënyrën e duhur.

Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.
Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet.
Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.
Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngëshem për larjen e enëve.
Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve.
Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet.

Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.
Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.
Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.
Për të siguruar që shikimi juaj të mbetet i qartë edhe kur vendosni një maskë kirurgjikale, ju duhet t’i vendosni syzet mbi maskë.
Gjithashtu, ju mund të qepni një tel në pjesën e sipërme të maskës, në mënyrë që ai t’i përshtatet saktësisht formës së hundës tuaj dhe ajri i ngrohtë që nxirrni të mos kalojë lart dhe syzet të mos vishen nga avulli./E.Ç

Të fundit

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV