Lajm i mirë! Greqia rrit pagën, ja sa do jetë një rrogë minimale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar të premten se kabineti i tij ka vendosur në mbledhjen e fundit që të rrisë pagën minimale në vend, vendim ky që prek dhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin fqinj.

Pas orë pasi i mbijetoi mocionit të votëbesimit në parlament, Mitsotakis njoftoi se paga e re minimale do të ketë një rritje prej 50 eurosh në muaj, duke shkuar në 830 euro.

“Ne po shkojmë drejt objektivit prej 950 euro në fund të 4-vjeçarit. Ky është një vendim që mbështetet te të ardhurat, por nuk rëndon koston e prodhimit duke rrezikuar rënien e papunësisë”, tha kryeministri.

Ndryshimet në pagën minimale sjellin rritje në pagën neto për të paktën 600,000 punëtorë. Kjo nuk është hera e parë që rritet paga minimale në Greqi në vitet e fundit. Në vitin 2019 paga minimale u bë nga 650 euro në 780 euro./e.t

Të fundit

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje,...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Lajme të tjera

Web TV