Lajm i mirë për feremerët! Hapen aplikimet për të përfituar naftën falas, ja kriteret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

54,217 fermerë shqiptarë kanë përfituar nga skema e naftës falas për vitin 2023 sipas raportit të Ministrisë së Bujqësisë, raporton televizioni SCAN. Kërkesa gjatë vitit të kaluar ka qenë e lartë, ku u regjistruan 54,691 aplikime.

Sipas raportit të ministrisë së bujqësisë të gjithë këta fermerë përfituan 12,8 milionë litra naftë dhe fondi shkoi në 2.4 miliardë lekë dhe u realizua në masën 91 përqind.

Në fund të marsit, pikërisht në datën 27 mars, u hap skema e aplikimit për ndihmën ndaj fermerëve edhe për këtë vit. Por ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të shpërndahen më karta a tollona për fermerët, por paratë do të kalojnë në llogaritë bankare të tyre.

Aplikantët fermerë duhet të plotësojnë disa kritere: tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe e provuar me dokumentacionin përkatës.

Sipërfaqja totale nuk mund të jetë më pak se 1 hektar, ndërsa madhësia e parcelave jo më pak se 0.1 hektarë. Aplikimi për të përfituar naftë do të bëhet me vetëdeklarim. Do të ketë përfitim për sipërfaqen që kultivohet dhe kjo do të variojë me 100 përqind të vlerës për ata fermerë që kanë sipërfaqe deri në 10 hektarë.

Ndërsa për të gjithë ata fermerë që kanë sipërfaqe mbi 10 hektarë, vlera e subvencionimit zvogëlohet me masën 50 përqind, duke përjashtuar rastet e aplikimit me statusin “grup fermerësh”. Dhe ministria e Bujqësisë thotë se pret që numri i aplikantëve këtë vit do të rritet./   S.M

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV