Rriten sërish aksidentet, INSTAT: Në shkurt 22.7% më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda një muaji në vend u shënuan 108 aksidente rrugore. Shkaqet janë sjellja e drejtuesve të mjeteve, rrugët jashtë standardeve dhe mungesa e sinjalistikave.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç.

Kryeqyteti ka numrin më të lartë të personave të vrarë e të plagosur. Në shkurt në kryeqytet janë aksidentuar 56 persona. Më pas renditet Durrësi, Lezha dhe Fieri.

Ndërkohë në një analizë të bërë për aksidentet e shënuara sipas ditëve të javës e premtja rezulton dita me fatalitetet më të mëdha ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Martë.

Si hark kohor aksidentet janë shënuar në masë më të madhe gjatë paradites duke zënë 25 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 149 persona në muajin Shkurt 2024

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e dytë të vitit aksidentet ishin me një rritje 22.7 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Ndërkohë për të dy muajt janar dhe shkurt janë shënuar 270 aksidente me një rritje prej 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it./O.S

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV