Albin Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar e Beogradit nuk ka përfunduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i ftuar në podcastin e Ditmir Bushatit, ish-ministër i Punëve të Jashtme, “Public Square”.

Në emisionin e titulluar “Koha e shqiptarëve”, Kurti ka folur në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-serbe gjatë historisë dhe ndikimin mbi aktualitetin.

Kurti ka thënë se konflikti kryesor i shekullit XX është konflikti midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet, duke shtuar se “dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte”.

“Konflikti kryesor i shekullit XX është midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet. Jo në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte, por Beogradi ka qenë qendra e një imperializmi të vockël sepse në botë nuk ka vetëm imperializëm të madh, por edhe imperializma të vegjël, të cilët janë shumë të mëdhenj për fqinjët. E Beogradi ka qenë një qendër e tillë imperialiste atëherë kur flakadanin e regjimit të preferuar të Moskës në këtë pjesë të Europës ia mori Bullgarisë. Fillimisht, Bullgaria ka qenë e preferuara e Moskës dhe këtë flakadan prijës se kush do të jetë shteti që prin në Ballkan nga Bullgaria e rrëmbeu Serbia dhe ne i kemi të gjitha këto probleme që nga Lidhja e Prizrenit e këtej dhe që shfaqen tek politikanët sepse vetëm pyeti se çfarë të thonë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e nga këto dallime mund të gjesh shumë kollaj dhe shkakun, jo vetëm korrelacionin me dallimet që i kemi pastaj me njëri-tjetrin” tha Kurti.

Sipas Kurtit, në njëfarë mënyre, konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradi nuk ka përfunduar ende.

“Pra, në njëfarë mënyre konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende. Dallimet që i kemi me njëri-tjetrin në raport me këtë konflikt, në raport me Serbinë janë shndërruar dhe në pengesa të brendshme”, tha kryeministri i Kosovës./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV