Nuk ndihesh shumë kreativ? Ja si mund ta stimulosh mendjen tënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e di se kreativiteti nuk është thjesht një aftësi, por gjithashtu një rrugë drejt lirisë së mendimit dhe shprehjes së pasurive të brendshme.

Në një moment ku teknologjia e informacionit dhe e komunikimit po përhapet me shpejtësi, mund të humbasim lidhjen me veten tonë dhe të humbim aftësinë analitike. Në të njëjtën kohë, kreativiteti është një udhëtim i vazhdueshëm, jo një destinacion. Ne duhet të jemi të hapur ndaj ideve të reja, të jemi të gatshëm të eksperimentojmë dhe të bëjmë gabime. Përvoja është mësimi më i madh për kreativitetin tonë, dhe çdo shkëmbim i ideve na shton potencialin për të shkëlqyer.

Në thelb, njerëzit kreativë kanë zbuluar se krijimtaria e tyre është një kombinim i interesave, ndikimeve dhe sjelljeve të ndryshme. Aftësitë kur vihen në lëvizje kthehen në zakone dhe zakonet e mira, kthehen në produktivitet. Po cilat janë disa nga tiparet e njerëzve me shumë kreativitet?

Njerëzit kreativë kërkojnë mundësi të reja.
Qa
Njerëzit kreativë ndjehen të pafuqishëm nëse qëndrojnë në ujra të palëvizur. Për ta, një jetë kreative është një jetë e plotë me mundësi, shanse, dhe alternativa. Ata nuk pranojnë gjithmonë atë që bëjnë të tjerët, në fakt, ata kërkojnë përgjigje dhe pikëpamje ndryshe.

Njerëzit kreativë janë ëndërrues

Ëndërrimi “me sy hapur” nga një pikëpamja e krijimtarisë, është një gjë e mirë. Nuk është diçka që duhet të parandalojmë kur angazhohemi në detyra intelektuale. Ndonjëherë “të jetuarit nëpër re” është një mundësi për të lejuar forcën tonë krijuese të zhvillohet dhe të lulëzojë.

Njerëzit kreativë kalojnë kohë të konsiderueshme në natyrë.

Natyra ka aftësinë për të nxitur një mënyrë krijuese të menduarit duke na bërë më kuriozë dhe në gjendje të përqafojmë ide të reja dhe duke na stimuluar të bëhemi më fleksibël. Për të qenë e qartë, natyra është burimi i krijimtarisë njerëzore.

Lexo edhe :  Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Njerëzit kreativë janë gjithmonë të hapur për të mësuar

Arsimi është vetëm pikënisje për njerëzit kreativë. Ata janë gjithmonë në kërkim të përmisimit duke mësuar dhe duke u trajnuar në një gamë të gjerë fushash, jo vetëm në fushën e tij të interesit. Si një mësues që merr një klasë gatimi apo një arkitekt që shkon në një tur arkeologjik në Greqi.

Njerëzit kreativë meditojnë

Studimi raportuar në ‘Harvard Business Revieë’ tregoi se vetëm 10 minuta meditim në ditë mund të rrisë fuqitë tona krijuese. Koha me veten është e mjaftueshme për të qetësuar mendjen dhe për të ofruar mundësi krijuese. Çelësi është ta bëjmë meditimin një pjesë të rregullt të aktiviteteve tona të përditshme si një angazhim për të gjetur një vend të qetë ku mendimet tona thjeshtë rrjedhin./E.Ç

Të fundit

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV