Krimi ekonomik “mbyt” Gjermaninë! Të prekura, mbi një e treta e të gjitha kompanive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi një e treta e kompanive në vend rezultojnë të prekura nga krimi ekonomik, e sektorët më të cenuar sipas një anketimi të Institutit Ekonomik Gjerman janë ata të IT-së dhe financat e kontabiliteti. Dhe niveli i dëmit të shkaktuar llogaritet në miliardë euro. Sondazhi tregon se  34 për qind e të gjitha kompanive në Gjermani përballën me raste të krimit ekonomik si mashtrimi, korrupsioni, çmimet e ndaluara, evazioni fiskal apo puna e padeklaruar vitin e kaluar. Kjo është shkalla më e lartë që nga viti 2014.

Pjesë e anketimit u bënë përfaqësues të 1001 kompanive gjermane. Të dhënat e tij mbështeten edhe nga statistikat e krimit policor të Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për zhvillimet në vitin 2022. Numri i krimeve ekonomike u rrit për të tretin vit radhazi. Numri i përgjithshëm i rasteve të krimeve në vitin 2022 ishte rreth 73.000. Ndërsa në pesë vitet e fundit, numri mesatar i rasteve të krimeve në kompani ka qenë rreth 53.000 raste. E ndërkohë supozohet që numri i rasteve të pa raportuara të jetë edhe më i lartë.

Në përmbledhjen e studimit theksohet se autorët e këtyre shkeljeve “ janë kryesisht meshkuj, nga fundi i të 30-tave deri në mesin e të 40-tave, me ngjyrë të bardhë, zakonisht me origjinë gjermane dhe kanë një nivel të lartë arsimor në kombinim me disa vite përvojë profesionale në një pozicion drejtues”. Sipas raportit, rreth gjysma e krimit ekonomik në Gjermani kryhet nga persona jashtë kompanisë./O.S

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV