Grida Duma flet për “Big Brother Vip 3”: Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos, Adit dhe Visjanit ishte Grida Duma. Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3” e shumë të tjera. A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bëre ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë.

Kujtojmë, se ditën e diel Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisa i kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të. Nga ana tjetër bëhet me dije se televotimi i së martës është anuluar, ndërkohë që një tjetër vendim do të merret për Ilnisën dhe Meritonin. Por diçka e paparashikueshme për banorët dhe të gjithë ne do të ndodhë spektaklin e sotëm. Egla Ceno mund të rikthehet në shtëpinë e “BBV3”. Momentalisht Egla qëndron e izoluar në një nga ambjente e shtëpisë pa dijeninë e askujt. Si e komenton Grida Duma Eglën si banore?

Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka./O.S

Të fundit

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i...

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre jashtë fushe në Hungari, ku...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Lajme të tjera

Web TV