“Kush do paguajë për këtë?”, fjalët e fundit të pacientit para intubimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anestezisti i certifikuar Derrick Smith ka treguar së fundmi një nga historitë më të dhimbshme që ka hasur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Smith merret me trajimin e pacientëve me Covid-19 në një spital në New York dhe duket se është përballur me shumë histori prekëse, por së fundmi zbuloi fjalët e fundit të një pacienti, teksa ai po e intubonte:

“Kush do të paguajë për këtë?”, -e pyeti pacienti me koronavirus Smithin mes frymëmarrjeve gati të pamundura.

“Ato ishin fjalët e fundit që tha e që nuk do t’i harroj dot kurrë”,-tha Smith për CNN.

“(Ky pacient) ishte në kolaps te frymëmarrjes, kishte vështirësi në të folur dhe prapë shqetësimi i tij kryesor ishte kush mund të paguante për një procedurë që do të zgjaste jetën e tij”- tha ai, duke shtuar se gjasat nuk ishin fare te mira.

Duke ditur që pacienti ka shumë të ngjarë të mos shërohet pasi të jetë intubuar, Smith dhe kolegët e tij thirrën gruan për t’i dhënë mundësinë ta shikonte për herë të fundit.

Pjesa më e madhe e pacientëve me Covid-19 vdesin pasi vendosen në respiratorë, me rreth 80% të rasteve shtoi Smith.

Për anestezistin fjalët e këtij pacienti ishin gjëja më e keqe që kishte dëgjuar gjatë karrierës së tij 12 vjeçare në mjekësi./Fjala.al/

Të fundit

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Lajme të tjera

Web TV