Muaji i Shenjtë i Ramazanit/ Rama në darkën e iftarit: Mblidhemi bashkë nga ndjesia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e sotme një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Të pranishëm në darkën e shtruar në Pallatin e Kongreseve ishin përfaqësues të besimeve fetare në vend, zyrtarë të mazhorancës, diplomatë të huaj, etj.

Rama u shpreh në fjalimin e tij para tyre se pjesëmarrja në iftar është një përulje ndaj traditave shpirtërore ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë.

“Të dashur miq, nga zemra ju falenderoj që pranuat ftesën të merrni pjesë në këtë sofer iftari tashmë tradicionale.

 

 

Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit, edhe unë mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje që nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë, apo ideja e çdokujt për Zotin, por ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme, të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, por i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme

Vakti i iftarit nuk është i zakonshëm dhe kur ndodh këtu, është një ndarje buke mes më të fortëve që duke agjëruar mposhtin dobësinë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën.

Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së agjërimit në këtë muaj të madhërishëm, pavarësisht se unë bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve e shoh të virtytshme e shoh të arsyeshme uljen e jo agjëruesve në sofër.

Pjesëmarrja në iftar është formë agjërimi më vete, përulje ndaj traditave shpirtërore ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë, të qenit të ndryshëm në fe nuk ka bërë njerëz të grindur për Zotin”, u shpreh Rama./E.T

Të fundit

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Nga Elisa Dedja Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë...

Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit

Kryetari i PSD rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark ndërsa i bëri thirrje Diasporës për mbështetje. Sekretari organizativ i PSD, Klementin Mile,...

Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani: Ka pësuar krizë në frymëmarrje

Vatikani ka njoftuar këtë të shtunë se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore pasi ka pësuar një krizë astmatike të frymëmarrjes që solli...

Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet

Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati...

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë se sulmi ndodhur gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV