Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Gëzuar festën e shpresës e besimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika uroi sot besimtarët myslimanë në përfundim të muajit të shenjtë Ramazanit për festën e Fitër Bajramit.

Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh që shpërndau në facebook, shpreh urimet që kjo festë t’i gjejë besimtarët myslimanë me afër Zotit, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira. Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”

Urimet nuk kanë munguar as nga opozita.

“Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë. Zoti ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha.

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi nxit të solidarizohemi edhe më tepër me njëri-tjetrin.

“Në përfundim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, uroj agjërim dhe lutje të pranuara, për motrat dhe vëllezërit mysliman! Mirësi, shëndet dhe paqe uroj për çdo qytetar shqiptar! Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! Festa e Bajramit na kujton sakrificën për Zotin dhe ne të gjithë na bashkon e na nxit të solidarizohemi edhe më tepër me njëri-tjetrin. Le të jetë ky Bajram një rast ku shprehim dashuri dhe kujdesit për njerëzit që kanë më shumë nevojë”, shkruan Bardhi.

Lexo edhe :  Sterilizimi, SPAK kërkon nga 10 vite burg për dy “shokët” e Ilir Beqajt

Në mesazhin e tij kreu i PL Ilir Meta ka cituar edhe pasazhe nga Kuranit dhe thënie nga Profeti Muhamed.

“Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.” – Kuran Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! Me përmbylljen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara, për çdo besimtar mysliman! Shëndeti, lumturia, mirësia, mbarësia dhe paqja e Zotit qofshin gjithmonë në familjet shqiptare!

Le të mos harrojmë një nga mesazhet më të rëndësishme të betejës së Bedrit, se është vetëm ndjekja e rrugës së drejtë ajo që sjell fitoren e së mirës. “Zoti i Plotfuqishëm ju jep fitore edhe grupeve më pak të pajisura dhe ju jep atyre ndihmën e drejtpërdrejtë. Zoti me ndihmën e vet e forcon kënd të dojë. Kjo, me të vërtetë, është këshillë për largpamësit.” Kuran. Nuk ka begati pa sakrifica ndaj “Nxitoni në punë të mira!”, siç na porosit edhe Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të)!”/e.t

Të fundit

Vala ekstreme e të nxehtit ‘mbyt’ Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa...

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me...

Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Lajme të tjera

Web TV