“Italianët nuk rrinë dot gjatë pa u puthur”, gazetarja rrëfen ditën e 31-të në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malgy është një gazetare italiane që jeton në fshatin Sondrio të Lombardisë, në Alpe, shumë afër kufirit me Zvicrën. Duke kaluar në ditën e 31-të të karantinës së detyrueshme, në vendin që preket nga pandemia e koronavirusit si asnjë tjetër, gazetarja përshkruan për “Zougla.gr” ndjenjat dhe mendimet e saj për situatën e shpërthimit të koronavirusit.

Dita e 31-të. Kam 6 vezë të pikturuara para meje, i kemi varur në mur. Këtë e bëmë unë dhe djali im dje. Retë po lëvizin mbi kokat tona. Mbrëmë, Kryeministri iu drejtua Kombit: ‘Nga e marta, libraritë dhe dyqanet për fëmijë do të rihapen. Pastaj një bllokim tjetër deri në 4 maj’.

Dhe pastaj? Duhet të jemi optimistë. Sido që të jetë, jam irrituar pak: Ka shumë njerëz në rrugë, në çdo qytet. Policia dhe karabinierët kontrollojnë rreptësisht rrugët që çojnë në frontin bregdetar të Liguria dhe Toscana.

A është e vështirë të kuptohet?

Unë nuk mendoj se kjo tregon ndonjë respekt për mjekët që janë kujdesur për ne deri më tani. Ka infermierë që punojnë pa ndalje për shumë javë. Ata as nuk flenë në shtëpi, nuk i shohin familjet e tyre. Dhe çfarë bëjnë njerëzit në shtëpi? Ata dalin jashtë dhe thyejnë urdhrat. Ky është një krim.

Sido që të jetë, ne do të ndjekim udhëzimet dhe do të shtrihemi në bar me një libër, nën diell. Një e shtunë perfekte, nëse imagjinojmë se kjo është një e shtunë normale.

Nuk ka shkollë për disa ditë për djalin tim dhe e konsiderojmë një pushim normal, edhe nëse ai i mungon shokëve të tij të klasës. Ndoshta në ditët në vijim, ai do të fillojë të luajë përsëri basketboll me një djalë tjetër, i cili qëndron i ulur në qoshe. Ne do të porosisim akullore dhe do t’i japim edhe atij në një filxhan.

Lexo edhe :  Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Më mungojnë marrëdhëniet njerëzore aq shumë. Dëshiroj të përqafoj disa miq. Italianët nuk mund të jetojnë pa përqafime dhe puthje. Për mua, është një nevojë themelore.

Vazhdojmë të themi “gjithçka do të shkojë mirë”./fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV