Kujtimet e rivalit të Putinit/gruaja e Navalnyt: Do publikoj shkrimet e Alexeit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kujtimet e Alexei Navalny do të publikohen më 22 tetor të këtij viti. Këtë lajm e ka bërë të ditur e bashkëshortja e liderit të ndjerë të opozitës, Yulia Navalny dhe gjithashtu është konfirmuar nga shtëpia botuese Knopf.

Alexei Navalny ishte rivali numër një i presidentit rus Vladimir Putin, por ndërroi jetë në një burg rus, më 16 shkurt, në rrethana që ende janë të paqarta.

Yulia Navalny ka treguar se këto kujtime të Alexey Navalnyt janë një dëshmi jo vetëm për jetën e tij, por edhe për angazhimin e palëkundur në luftën kundër regjimit rus, një luftë për të cilën dha gjithçka përfshirë edhe jetë, është shprehur ajo.

Libri është përkthyer në 11 gjuhë, edhe në rusisht.

Gjithashtub Yulia Navalnaya në një postim në platformën X tregoi se Alexei Navalny shkroi autobiografinë e tij, përkatësisht gjatë periudhës kur u helmua.

Në Shtetet e Bashkuara libri do të dalë me titullin “Patriot” nga shtëpia botuese Knopf në edicionin e parë prej 500,000 kopjesh, sipas një botimi përkatës të The New York Times./O.S

Të fundit

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

Lajme të tjera

Web TV