Kur t’i trokasë drejtësia në derë, do thotë: Ja, s’jam mirë nga trutë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ardit Rada

Ilir Meta e ka nisur rilindjen e tij politike me akte të habitshme. Edhe pse beson se ngjallin debat në publik, në fakt të gjitha kanë përfunduar në nivelin e memeve. Herë duke ia dubluar, e herë duke ia retushuar, pamjet e Metës nga qeni Darko në Bosnje dhe larjet në det s’kanë dhënë ndonjë mesazh politik, gjë për të cilën merr rrogën këtu e sa vite. Teksa si ish president tundte Darkon, kridhej në det dhe ngjiste malet, tani në opozitë pa asnjëlloj mandati i ka thelluar çuditë. Megjithatë obsesionin duket se e ka gjetur me një hekur ku është ngjitur të paktën dy herë, pa llogaritur herët që ka bërë prova.

Politikani i nivelit të lartë herë del mes pemëve duke cituar thënie bajate popullore e duke ngatërruar Vlorën me atë gjënë (siç tha, prill-maj Vlorës mos iu ndaj). E herë me një gomar a gjëkafshë që i del përpara. Në thelb, Ilir Meta po jep panoramën e një politikani që mbi të gjitha po dokumenton veprime të papërgjegjshme, pa mesazhe politike dhe të padobishme për seriozitetin shoqëror.

Të vetmin rast që pati për të dhënë ndonjë mesazh politik ishte protesta para Bashkisë së Tiranës. Edhe aty, ai u hodh degë më degë si në videot që shpërndan dita-ditës duke akuzuar Gardën e Republikës. Me pak fjalë, Ilir Meta shfrytëzoi një protestë të tërë antikorrupsioni për të deklaruar se i kishte përzënë bodyguardët që ia jep ligji si ish-president pasi dyshonte se ata ishin spiunë të Edi Ramës. Shqiptarët mesatarë të gjendur në protestë e duartrokitën për këtë vendim të jashtëzakonshëm dhe ai çau ferrën për të filmuar klipin e radhës tek paralelja me pamje nga Tirana.

Ilir Meta një ditë më parë ka marrë një mesazh nga e shoqja. Monika Kryemadhi teksa priste mamanë të dilte pas 6 orësh nga SPAK, iu drejtua Olta Xhaçkës me një dëshpërim: “Ndonjëherë ne gratë Olta, bëhem mish për top, për burrat”.

Lexo edhe :  Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Ndodh rrallëherë që Kryemadhi të flasë në Kuvend, por dje kishte dy halle: Mamasë pas 6 orësh në SPAK i kishin marrë edhe celularin. Ndërsa i shoqi që në mëngjes qëndronte varur si majmuni në palmë edhe pse të gjitha janë kusuret e pushtetit që ai ka konsumuar.

Thelbi i kësaj tabloje është i qartë deri diku. Ajo që s’është zbërthyer zyrtarisht janë arsyet pse Ilir Meta po i përshpejton veprimet e papërgjegjshme. Duket sikur mezi pret të gdhijë dita që të postojë çmendurinë e radhës. Imitim i stilit “Rama 98-2005”? Është tepër vonë që të tentojë pushtetin me ekstravagancë të shtirur. Por me siguri të gjitha këto, nga 11 haletë e maces Sasha, te qeni Darko, gomari e paralelja i do për prova filmike. Që kur t’i trokasin në derë ata që po tmerrojnë fillimisht familjen e së shoqes, t’u thotë: Ja kam prova, s’kam qenë mirë nga trutë!

Të fundit

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,...

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV