“Koha për luftë”/ SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut i “kërcasin dhëmbët” Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën sytë e egërsuar të Penianit, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi dhe një aeroplanmbajtëse amerikan, e gjithë kjo, siç pohoi marina e Seulit, për të siguruar gatishmërinë kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

Vendi konunist ka shqetësuar me lëvizjet e fundit. Ai e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe vetëm pak ditë më parë testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Udhëheqesi koreano-verior paralajmëroi se tani më shumë se kurrë është koha “të jenë të përgatitur për luftë”, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike.

Në jug, deklaratat e tij nuk bien në vesh të shurdhër. Deklarata e marinës koreanojugore shpjegoi se stërvitja luftarake lidhej sidomos me reagimin ndaj nëndetëseve, për të përmirësuar përgjigjen ndaj kërcënimeve nënujore prej “fqinjit kërcënues”. Stërvitjet dyditore, të mbajtura në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë sollën së bashku aeroplanmbajtësin Theodore Roosevelt e shkatërruesit Howard, Russell dhe Daniel Inouye, me luftanijet nga dy vendet aziatike.

Manovrat që synojnë zhvillimin e aftësive të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, vijnë pas një plani të përpiluar me kujdes në një samit mes palëve vitin e kaluar./O.S

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV