Moda në zi/ Ndahet nga jeta, Roberto Cavalli!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare stilisti i njohur italian Roberto Cavalli pas një sëmundjeje të gjatë. Ai la pas gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe të voglin Giorgio pak më shumë se 1 vjeç. Pranë tij orët e fundit, qëndroi, partnerja e tij Sandra.

Cavalli filloi t’i përkushtohej modës që në moshë shumë të re dhe në vitin 1970 krijoi markën e tij e cila u dallua për kreativitetin dhe ndikimin e madh në pasarela, duke përdorur gjerësisht qëndisjet dhe gëzofin. Një markë që u shit në vitin 2015 kur stilisti u tërhoq në jetën private. Ai kishte krijuar gjithashtu një linjë të re, Just Cavalli, e lançuar në vitin 1998. Në vitet 1910 më pas lindi divizioni Roberto Cavalli Home, i prezantuar në Salone del Mobile në 2012.

Ai lindi dhe u rrit në Firence, një qytet që e donte; gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte një piktor i famshëm Macchiaiolo, ndërsa babai i tij Giorgio u vra nga Wehrmacht në 1944, i pushkatuar në komunën e Cavriglia (Arezzo). Dizajneri kishte thënë se djali i tij i fundit u quajt Giorgio pikërisht për këtë arsye.

Ai ishte i sëmurë prej disa kohësh dhe javët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar në mënyrë të pashmangshme./O.S

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV