“Kam 600 gjyqe me këta”/Salianji nuk ndalet:Do denoncoj çdo aferë të njerëzve të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 është shprehur se nuk do të ndalojë denoncimet e tij në institucionet e drejtësisë.

Salianji deklaroi se do të denoncojë çdo aferë të njerëzve të qeverisë në gjykata, teksa përmendi se ka zhvilluar thuajse 600 gjyqe me ish-zyrtarë të lartë.

Mes tyre ai përmendi ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe atë të Durrësit, ndërsa theksoi se do të përballet kudo me ta dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të realizuar misionin e ngarkuar nga qytetarët.

 

 

“Jam në një çështje penale se kam denoncuar paligjshmëritë. Me kryebashkiakët e arrestuar sot kam pasur gjyqe. Me ish-kryebashkiakun e Bulqizës, ai denoncohej na të tjera, kam pasur gjyq, me ish-kryebashkiakun e Durrësit. Kam pasur 600 gjyqe thuajse dhe i kam fituar me logjikën që kanë menduar se do më mbyllin gojën po të më çojnë te këta. Do përballem kudo me këta dhe do bëj gjithçka që është e mundur që këtë mision të ngarkuar nga qytetarët ta kryej”, tha ai./O.S

Të fundit

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja...

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur...

Granit Xhaka mbetet peng i trajnerit të ri! Priste shiritin e kapitenit, por Igli Tare…

Granit Xhaka është në dilemë. Ai duket se ka pritur që të bëhet kapiten i Bayer Leverkusenit, por trajneri i ri i "Aspirinave", Ten...

Lajme të tjera

Web TV