Rrëfehet bashkëshortja e Shpat Kasapit: Duhej të shpëtoja njërin nga binjakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka folur rreth shpërnguljes në Tiranë.

Përse u shpërngulët në Tiranë dhe si është jetesa atje? Të mungon Shkupi/ Gostivari?

Arsyet janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje.

Si po të duket jeta në Tiranë, të pëlqen?

Më pëlqen ngrohtësia që ta japin njerëzit, sidomos femrat, këtu nëse takohem me sy me ndonjë femër drejt më buzëqeshin ose më flasin e më motivojnë.

Tani mundohem të jem mirë, kam patur disa probleme shëndetësore që më bënë ta humb atë kuptimin e jetës por që jeta vazhdon, duhet të luftojmë çdo ditë për veten dhe për njerëzit që na duan sinqerisht.

Kur do bëhet Roeli me vëlla ose motër?

Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut është më i mirë sesa dëshirat tona./E.Ç

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV