Shantazhonin vajzat në “Telegram”, arrestohet një prej administratorëve të “Albkings”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se me urdhër të saj është arrestuar një person, i cili dyshohet të jetë si një prej administratorëve të grupit në Telegram të emërtuar “Albkings”.

“Është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’, derisa në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këtë grup shpërndaheshin fotografi dhe video të ndryshme intime të grave dhe vajzave shqiptare. Grupi “Albkings” ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik., ndërsa shumë gra dhe vajza kanë rënë pre e shantazheve me anë të videove dhe fotove intime.

Ky grup shantazhi numëronte mbi 100 mijë anëtarë. Të mërkurën, Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave “të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup”./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV