“Është skandaloz fakti që një punonjës i policisë thyen rregullat”, Veliu: Shtoni kontrollet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Shtetit, e ka quajtur skandaloz rastin e shefit të qarkullimit rrugor të Vlorës, që theu karantinën e u kap me nëntë persona të tjerë duke luajtur futboll.

Ai bëri thirrje që policia të shtojë kontrollet.

“Është skandaloz fakti që një punonjës i policisë thyen rregullat e kapet duke luajtur futboll. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Me zgjatjen e fashës se oraret, duhet që të rriten masat ndëshkuese.

Ka shumë qytetarë që dalim pa autorizim. Duhet që të shtohen kontrollet si te mjetet ashtu edhe te qytetarët. Duhet një angazhim dhe kujdes i i madh”, ishte urdhri i kreut të Policisë së Shtetit.

Pasi thyen rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për parandalimin e koronavirusit, Shefi i qarkullimit rrugor të Vlorë, Rustem Plaka dhe nëntë shokë të tij do të duhet që të kalojnë 14 ditë në karantinë.

Ata të dhjetë u gjobitën, ndërsa Plaka dhe një punonjës tjetër u pezulluan.

Të fundit

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas...

Lajme të tjera

Web TV