Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i ‘Beverly Hills, 90210’ tregoi se ka një sekret për ndarjen e detyrave prindërore pas ndarjes me ish-bashkëshorten Megan Fox.

Së pari, sigurohuni që fokusi të jenë fëmijët dhe nevojat e tyre.

50-vjeçari, i cili ka djemtë Noah Shannon , 11, Bodhi Ransom, 10, dhe Journey River, 7, me aktoren Megan Fox, shpjegoi se është e rëndësishme të pranoni atë çka vjen me ndarjen.

‘Njerëzit gabojnë kur mendojë se ka ndonjë mënyrë që ndarja të mos ndikojë te fëmijët, sepse sigurisht që do të ndikojë. Ajo çfarë ju keni në dorë, është se si do të ndikojë.’

Kjo nuk do të thotë se vendosja e fëmijëve në radhë të parë është gjithmonë e lehtë për Brian dhe Megan, të cilët u ndanë në vitin 2021 pas 11 vitesh martesë. Në fakt, ai pranoi se ndonjëherë është e rëndësishme të ‘zgjidhësh betejat e tua’.

‘Ju keni një arsye pse jeni ndarë, – vazhdoi ai. – Sepse nuk shkonit mirë. Pra, mos prisni që të shkoni mirë pas ndarjes, kur të rrisni fëmijët. Me pak fjalë, duhet të zhvendosni fokusin nga përpjekja për t’u bashkuar si çift, në prioritetet e bashkëprindërimit.

Të njëjtin mendim ndan dhe Megan për bashkë-prindërimin.

‘Mendoj se është e rëndësishme që pas ndarjes, mos ta përçmojnë njëri-tjetrin si prind apo të bëjnë vërtetje në mënyrë pasive agresive’, – tha Megan në ‘The Drew Barrymore Show’ vjeshtën e kaluar. – Nuk e bëj kurrë kur jam pranë fëmijëve të mi, sepse nëse unë nuk pranoj dhe dua babanë e tyre, po refuzoj një pjesë të tyre, sepse ai është një pjesë e tyre. babanë e tyreUnë nuk lejoj asgjë të tillë në energjinë time kur jam rreth fëmijëve të mi, sepse nëse nuk e pranoj dhe nuk e dua babanë e tyre, po refuzoj një pjesë të tyre, sepse ai është një pjesë e asaj që ata janë.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit

Gjithashtu, thekson që duhet të jesh e dashur me të dhe kur flet për të dhe pranuese. Kjo i jep atyre lirinë të jenë të lumtur, sepse nuk mbajnë barrën e problemeve mes prindërve./E.Ç

Të fundit

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. ne perditesim…

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV