“Luftë SHBA”!/ Ngjela zbërthen skenarin e Metës dhe Kryemadhit pas sulmeve ndaj SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela në një studio televizive dje ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj institucioni të lartë të drejtësisë SPAK-ut. Avokati e konsideron si pjesë të një loje deklaratat ashpra dhe fyese të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe Monika Kryemadhit. Ngjela tashmë këtë nuk e konsideron si një raport bashkëshortor ku ndonëse ndodhen në fije të perit, por një raport i mirëfilltë midis dy hajdutësh, ku Meta mendon jo vetëm të mos bjerë nga pushteti por në bashkëpunimin e tyre kriminal për të fshehur pasurinë. “Nuk është raport bashkëshortor ky, është raport midis dy hajdutësh. Hajduti A duke menduar se është më i fortë se sa hajduti B dhe duke menduar mos të bjerë nga pushteti ia hedh të gjithë hajdutit B, që hajduti B të dënohet të marrë të gjithë fajin përsipër dhe hajduti A meqë ka forcë do të shpëtojë edhe hajdutin B. Ta shpjegova psikikën e krimit, është bashkëpunim kriminal jo bashkëpunim erotik, ka lidhje me pasurinë, pasuri i akuzon për krim dhe ky thotë është e gruas, gruaja thotë po është e imja se është ajo që thashë unë. Ndihmomë i ka thënë gruas, po e bëjmë si përrallë.”, tha Ngjela. Avokati Spartk Ngjela ka komentuar edhe gjuhën e përdorur të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, ku e sheh se ndodhet në një gjendje të rëndë depresive dhe një frikë e madhe që e ka ‘përpirë’ nga arrestimi që e çon prapa hekurave të burgut. Më tej ai shtoi se Meta nuk e mendoi mirë lëvizjen e tij dhe i shpalli luftë Amerikës më një fishek. “Meta ka kaluar në depresion, di që e ka marrë në dorë Ëashingtoni, edhe Blinken e njoftoi që ‘SPAK-un e drejtojmë ne’. Atje janë edhe ekspertët, me ekspertë ndërkombëtarë është SPAK-u. Është në depresion psikik, sepse ka frikë. Ka presionin e brendshëm. Janë jashtë logjikës ato që flet. Duke bërtitur mendon se shpëton dhe ai flet pa sens fare. I ka shpallur luftë Amerikës me një fishek. Gjithë institucionet që godet, duke ditur që institucionet e drejtësisë i drejton Amerika, ku e gjen fuqinë”, deklaroi ai. Nga ana tjetër analisti thotë se mbrojtja e Metës është e dobët, duke shtuar se SPAK po heton korrupsionin e bërë prej tij dhe lidhjet me Moskën dhe Beogradin. “Dumanin e sulmoi se ka frikë mos e arrestojnë. Që ti dalë para opinionit publik dhe t’u thotë ‘unë ju thashë’. E do për mbrojtje, por është mbrojtje e nivelit të dobët. Nuk e di se çfarë provash ka SPAK, por ky është i trembur. Meta e ka bërë korrupsionin sikur ka qenë në shtëpi të vetë, natyrisht që ka lënë shenja. Ç’do bëjë SPAK nuk e di. SPAK-u bën hetime të specializuara dhe hetimet e specializuara, nuk e kanë shumë mendimin te subjekti. Fakti që vonohen do të thotë që kanë dyshime dhe kërkojnë të investigojnë lidhjet e tij ndërkombëtare, i ka në Moskë, në Beograd. I gjithë korrupsioni shqiptar është i drejtuar te Moska. Provat janë prova, këtë e lënë të livadhisë që të gjejnë provat”, u shpreh ai.

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV