Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas akuzave të forta të kreut të PL-së Ilir Meta, drejtuar kreut të SPAK-ut, ka mbajtur qëndrim edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ajo ka shprehur dakordësinë e plotë për deklaratat e bashkëshortit ndaj Prokurorisë së Posaçme, por tha se me Metën “ndahet politikisht”, sidomos pas akuzave të tij për “nepotizëm në parti” apo për “sabotim nga brenda”.

Çifti Meta-Kryemadhi janë kthyer këto ditë në kryefjalën e lajmeve politike, por që nuk e jep qartë qëllimin që kanë tek publiku dhe se çfarë duan të sfumojnë. Thirrja e vjehrrës së Ilir Metës në SPAK ka irrituar jo vetëm të bijën, Monika Kryemadhi por edhe dhëndrrin e saj i cili ka përdorur një gjuhë aspak dipolmatike për të goditur kreun e SPAK Altin Dumanin. Duket se sulmi nisi pas këtij rasti, por kontakti i parë i Metës me SPAK ka qenë kur ai u thirr për Cez-Dia, i cili ditën e mërkurë tha se “nuk i plas fare”. Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë në pyetje disa herë nga SPAK-u në lidhje me aferën ‘CEZ-DIA’. Në nëntor të vitit 2023 ka qenë hera e fundit që Meta është intervistuar nga SPAK-u lidhur me këtë çështje. Në atë kohë ai pati deklaruar se hetimet janë një ‘telenovelë’ dhe se çështja po përdoret politikisht nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se nuk ka marrë asnjë vendim që do ta përfshinte atë në këtë aferë. Edhe pse e ka humbur “kontrollin” në politikë, duke mbajtur konferenca për shtyp me gazetarët, Meta ka bërë edhe ca llogari me moshën ku pretendon se do të jetë edhe Kryeministër dhe sërish President dhe se nuk do të ketë kohë për burgun që e ka nënkuptuar më herët, por që para dy ditëve tha se mund të përfundojë edhe në burg me “urdhër të Edi Ramës. Meta nuk është mjaftuar me Dumanin, por ai pjesë të diskursit të tij politik ka bërë edhe bashkëshorten e tij, të cilën kërkon ta largojë nga politika, duke e cilësuar pas 20 viteve nepotizëm qënien e dy bashkëshortëve nën një strehëzë partie. Këto debate që kalojnë përtej politikës nuk dihet se çfarë kanë si qëllim mes tyre për ta kthyer raportin e tyre por edhe eksperiencën në politikë në një shoë politik dhe jo vetëm. Monika kryemadhi ka reaguar dje për deklaratat e lëshuara nga bashkëshorti i saj për goditjen ndaj SPAK edhe për nepotizmin tashmë në Partinë Lirisë. Kryemadhi aq sa e përkrah edhe e kritikon kryetarin e PL-së Ilir Meta, njëherësh bashkëshorti i saj, në sulmet e tij ndaj SPAK. Ndërsa shprehet se mendon njësoj si Meta se kreu i SPAK, Altin Dumani është vegël e qeverisë, e kritikon bashkëshortin për mënyrën si i ka bërë këto akuza. “Në çdo fjalë që Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakort, por mënyrën e them përsëri mendoj se vjen nga revolta. Mendoj se SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është ndaj SPAK”, është shprehur Kryemadhi nga oborri i Parlamentit. Por, ndonëse e mbështeti në sulmet ndaj prokurorisë së posaçme, Kryemadhi ka dalë kundër bashkëshortit i cili ka deklaruar se brenda partisë që ai drejton ka nepotizëm. Teksa thotë se në parti ka pasur meritokraci, e pyetur nëse do të garojë për presidente të PL-së tashmë që Meta ka nisur revolucionimin e PL-së duke nisur nga vendi i tij, Kryemadhi duket se nuk do ta sfidojë. “Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit”, tha Kryemadhi. E pyetur se a do të jetë pjesë e listave për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ajo u shpreh se: “Unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura”. Sulmet që ajo ka pasur nga kreu i Partisë Ilir Meta ajo i lexon si sulme ndaj një politikane. Ndërsa sulme familjare sipas saj janë ato Erion Veliaj dhe Edi Ramës. “Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju? Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Po keq ju ka ardhur juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV