Taylor Swift ia dedikon këngën e re Kim Kardashian dhe gjithë vuajtjeve që ajo i shkaktoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taylor Swift ka publikuar këngën e saj të re “thanK you aIMee”, por nuk vonoi shumë që fansat te kuptonin se kënga dhe shkronjat e mëdha në titull ishin një referencë për Kim Kardashian, me të cilën Swift ka pasur një marrëdhënie të tensionuar që nga viti 2016.

Në këngë, Swift këndon për një bullizuese të shkollës së mesme, të cilën e quan Aimee, por që ia ka ndryshuar emrin, siç e përmend në tekst.

Në kopertinën e saj si personi i vitit 2023 në Time, Swift u thellua në detaje rreth rënies së saj pasi Kardashian zbuloi një pjesë të edituar të telefonatës së Swift me bashkëshortin e atëhershëm të Kardashian, Kanye West, i cili i kishte kërkuar leje Swift-it për ta përfshirë atë në këngën e tij “Famous”. Në editim, Swift dukej se i dha Kanye-s pëlqimin e saj; ajo më vonë tha se nuk e kishte dëgjuar plotësisht tekstin, në të cilin Kanye i referohet asaj si një “ku*vë” që ai “e bëri të famshme”.

“Kjo më çoi psikologjikisht në një vend ku nuk kam qenë kurrë më parë,” tha ajo për pasojat nga regjistrimi i zbuluar. “Unë u transferova në një vend të huaj. Unë mora një shtëpi me qira për një vit. Kisha frikë të merrja telefonata. Unë largova shumicën e njerëzve nga jeta ime, sepse nuk i besoja më askujt. Rashë me të vërtetë, shumë, shumë”, tha Swift.

Pas publikimit të artikullit të Time, TMZ raportoi se Kardashian nuk i kishte kërkuar asnjëherë falje Swift-it për rrjedhjen e informacionit, apo për vështirësitë me të cilat u përball më pas.

Pas publikimit të këngës, postimet e Kim Kardashian në rrjetet sociale janë të mbushura me komente që shkruajnë “thanK you aIMee”./E.Ç

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV