Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat bëri me dije se do të dorëzojnë në Kuvend amendamentet për të mbështetur SPAK. Basha tha se një nga problemet madhore të kësaj qeverie është korrupsioni, gjë e cila u evidentua edhe në raportin e DASH.

‘Raporti i DASH i cili konfirmon atë që shqiptarët e dinë dhe prekin çdo ditë, që korrupsioni është problemi më i madh kësaj qeverie dhe vendit. Kjo lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës.

Korrupsioni ushqehet çdo ditë nga qeveria e Ramës përmes skemave që sa vijnë e sofistikohen. Në qendër të piramidës është Ram se nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një kryeministër i ndershëm. Kjo konfirmon luftën ndaj korrupsionit si prioritet kombëtar.
SPAK lindi si nevojë për të luftuar nivelin gjigand të korrupsionit.

Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, të forcojmë një fron të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Vlerësoj punën e jashtëzakonshme nga OJQ dhe i bëj thirrje atyre dhe donatorëve të huaj të mos reshtin përpjekjet. PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK me misionin që ka marrë përsipër”, tha ai./e.t

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV