Psikiatri: Britney Spears jashtë kontrollit, ka nevojë për mjekim të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Psikiatri Dr. Charles Sophy, foli për TMZ Live, duke paralajmëruar se këngëtarja e famshme Britney Spears ka nevojë për mjekim të rëndë dhe kujdestari të re.

“Edhe pse personi i duhur mund të mos jetë zgjedhur si kujdestar i saj, kujdestaria është vendosur për një arsye dhe ajo duhet të kthehet ”, tha eksperti. Kur keni një sëmundje mendore kaq të rëndë, keni nevojë për strukturë, mbikëqyrje dhe, mbi të gjitha, mjekim .”

Kujtojmë se Spears ishte vënë nën kujdestarinë e babait të saj në shkurt të vitit 2008, kur ajo kishte refuzuar t’i jepte kujdestarinë e djemve ish-partnerit të saj, Kevin Federline, dhe ishte dërguar për trajtim në një klinikë psikiatrike.

Megjithatë, ajo që e shqetëson veçanërisht psikiatrin sot është ” sjellja e saj e paqëndrueshme, shpenzimi i saj maniak i parave, pamaturia e saj, fakti që ajo shkatërron njerëzit përreth saj, se askush nuk ndihet i sigurt rreth saj, se askush nuk mund ta kontrollojë atë pasi është jashtë të kontrollit.”

Madje përflitet se ajo ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë në secilin prej udhëtimeve të saj luksoze në Polinezinë Franceze dhe tani është në prag të falimentimit, sipas një burimi të paidentifikuar.

Por si do të shkojnë gjërat nëse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet? Siç përgjigjet psikiatri, “këto situata çojnë në një rrugë pa krye. Ajo ose do të dëmtojë veten ose dikë tjetër ose do të shtrohet në një institucion mendor pasi nuk është në gjendje të kujdeset për veten. Në cilindo nga këto raste, asaj do t’i jepen ilaçe kundër dëshirës së saj”./E.Ç

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV