70 vaksina për Covid-19, OBSH tregon si po ecin testimet te njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë 70 vaksina të koronavirusit në zhvillim global, me tre kandidatë që tashmë kanë nisur testimet te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Prodhuesit e ilaçeve po garojnë për të gjetur një kurë për patogjenin vdekjeprurës.

Më e reja gjatë procesit klinik është një vaksinë eksperimentale e zhvilluar nga “CanSino Biologics” e Hong Kongut dhe Instituti i Bioteknologjisë në Pekin, e cila është në fazën 2 raporton “Time”.

Dy të tjerët që testohen te njerëzit janë trajtime të zhvilluara veçmas nga prodhuesit e ilaçeve amerikane dhe “Inovio Pharmaceuticals”, sipas një dokumenti të OBSH-së

Progresi po ndodh me shpejtësi të paparë në zhvillimin e vaksinave pasi patogjeni infektiv nuk ka gjasa të vuloset vetëm përmes masave të kontrollit. Industria e ilaçeve po shpreson të kompresojë kohën e nevojshme për të nxjerrë një vaksinë në treg (që zakonisht është rreth 10-15 vjet), deri brenda vitit të ardhshëm.

Prodhuesit e mëdhenj dhe të vegjël të Ilaçeve janë në përpjekje për të zhvilluar një vaksinë, e cila do të ishte mënyra më efektive për të përmbajtur virusin. Gjigantët farmaceutikë si “Pfizer Inc”. dhe “Sanofi” kanë kandidatë për vaksina në fazat pararendëse, sipas dokumentit të OBSH.

“CanSino” tha muajin e kaluar ka marrë miratimin rregullator kinez për të filluar testet te njerëzit për vaksinëb e saj. “Moderna” me qendër në Massachusetts, e cila kurrë nuk ka nxjerrë një produkt, mori miratimin rregullator për të kaluar shpejt në testet njerëzore në mars, duke anashkaluar vitet e provave te kafshët që janë norma në zhvillimin e vaksinave. “Inovio” filloi testet te njerëzit javën e kaluar.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV