“Ndihmë, nuk kemi ushqim as ujë, po fundosemi”, dhjetëra klandestinë po luftojnë me jetën në mes të detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mes të detit Mesdhe ndodhen të bllokuar dhjetëra klandestinë, të cilët kërkojnë ndihmë pasi kanë frikë se mund të mbyten.

Janë 47 emigrantë të cilët janë pikasur nga autoritetet italiane. Klandestinët kanë bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale dhe shprehen se po luftojnë me jetën.

“Ndihmoni, ju lutemi, po fundosemi .Unë jam shtatzënë dhe nuk jam mirë. Vajza ime 7 vjeç është shumë e sëmurë. Ne nuk kemi ushqim dhe ujë, nuk kemi asgjë. Ata thanë që do të vijnë por askush nuk erdhi. Njerëzit po vdesin”, është shprehur një grua.

“Ne po ndjekim udhëzimet tuaja, por nuk po shohim ndonjë anije për shpëtim. Jemi në gjendje kritike, nuk mund të presim më, ju lutemi na ndihmoni”, tha një tjetër emigrant, që ndodhet me gomonen që mban gjithsej 47 persona.

Gomonia nuk është gjetur ende nga autoritetet, pasi mësohet të ketë devijuar rrugën.

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV