Fitoi Eurovisionin, por këngëtari zviceran thyen trofeun: Kjo mund të riparohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra triumfoi në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”.

Pasi ai u mori trofeun në dorë tha: “Shpresojmë që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore”.

Mirëpo gjatë këtij momenti emocionues këngëtarit duket se i bie trofeu nga dora dhe për pasojë thyhet.

“Kam arritur sukses dhe kam thyer ‘kodin’ (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim në event, ndërkohë që Eurovizioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovizioni ka nevojë për… riparime herë pas here”,tha Nemo.

Kënga e tij “The Code”, përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Nemo i referohet asaj si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij”.

“Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, thekson këngëtari./kb

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV