Mjekët për CNN: Shtrihuni në këtë pozicion që të shëroheni nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët amerikanë kanë zbuluar një teknikë sipas së cilës, nëse pacientët e prekur me Covid-19, shtrihen në pozicion barkas mund të shërohen nga koronavirusi.

Sipas mjekëve kjo mënyrë i shpëton pacientët nga Covid-19 pasi rritet sasia e oksigjenit në mushkëritë e pacientëve

Kështu shpëtojmë jetë, 100 për qind. “Është kaq e thjeshtë për t’u bërë, ndërsa kemi parë një përmirësim të jashtëzakonshëm te pacientët”, thotë Dr. Mangala Narasimhan, drejtor i shërbimit të kujdesit intensiv në rrjetin e kujdesit shëndetësor “Northwell Health”, i cili zotëron 23 spitale në New York.

Sipas mjekëve, pacientët e infektuar me koronavirus shpesh vdesin nga Sindroma Akute e Distresit Respirator (ARDS), e cila shfaqet për shkak të dëmtimit të parenkimës së mushkërive, transmeton CNN.

Nga e njëjta sindromë vdesin njerëzit me grip, pneumoni dhe sëmundje të tjera.

7 vjet më parë në një artikull të publikuar,  në revistën New England Journal of Medicine,  mjekët francezë tregonin se pacientët me sëmundje respiratore që ishin në ventilator, kishin më pak gjasa të vdisnin nëse shtriheshin barkas.

Mjekët amerikanë e kanë kryer këtë eksperiment me një pacient në Spitalin Hebraik, Long Island, ndërkohë që niveli i ngopjes së gjakut me oksigjen që depërtonte në mushkëritë e tij ishte rritur nga 85 në 98 për qind.

Pacientët në gjendje të rënduar zakonisht qëndrojnë kështu të shtrirë për rreth 16 orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër e kalojnë në shpinë, në mënyrë që mjekët të kenë mundësi për t’i trajtuar dhe për t’u dhënë më lehtë ilaçet.

Të fundit

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV