Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion ky që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë.

Policia e Kosovës tha se operacioni për mbylljen e njësive të kësaj banke kaloi pa probleme dhe u krye në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë. Me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankës Postare Kursimore ilegale në veri të vendit, janë mbyllur”, thuhet në një njoftim të policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”.

Operacioni nxiti reagimin e ashpër të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç i cili e cilësoi atë një “akt tjetër të dhunshëm i shfuqizimit të institucioneve serbe në veri dhe dëbimit të popullit serb”.

Ai tha se “Albin Kurti dëshiron luftë dhe vuajtje për popullin serb, sepse çdo gjë që bën në muajt e fundit, e bën ekskluzivisht për hir të dëbimit të serbëve nga territori i Kosovës”.

Operacioni i së hënës, data (20 maj) ndodh gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë. Kjo kishte nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.

Lexo edhe :  Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të bisedojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagesave por pa sukses edhe pas shtatë takimesh.

Diplomatët i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore dhe në cilësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. /e.t

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV