Rrezikojnë përhapjen e koronavirusit/ Policia me dorë të hekurt qytet më qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka vijuar të marrë masat për të vënë nën kontroll personat që rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.

Përgjatë 24 orëve të fundit u është hequr leja e drejtimit të automjetit 130 personave, ndërsa ka arrestuar dhe procedura disa persona që kanë kundërshtuar uniformat blu.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 629 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë”, thuhet në njoftimin e policisë

Njoftimi i plotë: 

Policia e Shtetit:

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.18 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Lexo edhe :  Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Në Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., banues në Fier, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l dhe nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi M. R., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 629 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve...

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores...

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit të “akuzës”? Më 25 korrik 2025,...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Lajme të tjera

Web TV