Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër do të drejtohet përkohësisht nga Gjon Fusha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KLP organizoi sot në orën 11.00 mbledhjen plenare nëpërmjet platformës online në praninë e të 8 anëtarëve dhe në mungesë të Esmeralda Keshi Cami.

Në mbledhjen e sotme KLP miratoi caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha në pozicionin e  Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Prokurori Gjon Fusha do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përkohësisht  nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.

KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për  prokurorin Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për një periudhë 1 vjeçare.

KLP miratoi projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV