Riatdhesimi/ Do paguani për hotelin dhe biletën e avionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës ka vendosur të veprojë vetëm më një kompani ajrore, për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur jashtë kufijve.

Të drejtën për t’u kthyer ne atdhe në këtë kohë pandemie do ta kenë vetëm ata që kanë para për të paguar biletën e avionit dhe qëndrimin prej 14 ditësh në hotel.
Nga e enjtja vetëm ata që kanë mundësi financiare do të mund të kthehen në Shqipëri, por me kusht që më parë të kenë prenotuar paketën, biletë avioni dhe hotelin. Në të kundërt ata nuk do të lejohet të kalojnë kufirin e atdheut të tyre.

Pasi të bëjnë pagesën e biletës, do t’u dërgohet edhe linku me hotelin në Durrës ku duhet të rezervojë karantinimin për 14 ditë.

Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtë të operojë vetëm kompanisë ajrore Air Albania, duke e centralizuar këtë shërbim, pasi nuk do të lejohet përfshirja e linjave të tjera në këtë proces.

Aplikimet për biletat do të nisin nga e enjtja në orën 10:00.

Janë të shumtë, sidomos në Italinë fqinje, raste të tilla që po jetojnë në situata të vështirë por nuk kanë mundësi të paguajnë avionin dhe hotelin, por nuk ka ende një përgjigje nga qeveria lidhur me këto raste.

Të fundit

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës...

Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni...

Sot telefonata Trump-Putin, Rubio: Të gatshëm të godasim me sanksione shkatërruese

Sot në orën 10 të mëngjesit me orën e Uashingtonit, Donald Trump do të flasë me Vladimir Putin. Temat e telefonatës, të përshkruara të...

Fifi prek zemrat e ndjekësve për të birin: S’mundem të jem nëna ‘perfekte’

Këngëtarja e njohur Fifi, ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim prekës në InstaStory, kushtuar të birit të saj të vogël. Në postim, ajo...

Nicușor Dan u zgjodh president i Rumanisë, Begaj: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV