Gazetari tregon fiksimet e Martinajt për median dhe femrat: Donte miset dhe moderatoret…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha tregoi se si Ervis Martianj tentoi të ngrejë një grup mediatik që do operonte në Shqipëri dhe Kosovë, pas Kampionatit Botëror të 2018-ës.

Gazetari zbulon se Martinaj kishte piketuar edhe personazhin që do të bënte drejtor të grupit mediatik.

Gazetari tregon se Vis Martinaj kishte një bllok në të cilin shënonte emrin e kujtdo që ai i jepte para, në këmbim të favoreve. Në këtë bllok janë shënuar emra biznesmenësh, politikanësh dhe gazetarësh.

Kur u mbyllen lojërat e fatit ai kontrollonte mbi 50% të pikave që ishin në territor. Në Shqipëri kishte rreth 6000 të punësuar. Industria e lojërave të fatit i dha atij keshin.
Kur politikanë, biznesmenë, gjyqtarë, policë, shkonin te lojërat e fatit, ai i pikaste. Ai ishte i zoti për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit kaq larg.

Ka pasur një bllok ai ku shënonte çdo gjë dhe nuk i shpëtoje. Sa merrte dikush detyrën si drejtor policie i çonte dikë që i thoshte: “Paga mujore është kaq, vetëm mos na dil kundër, mos na prish punë.”

Shefi i komisariatit e kishte rrogën 800 mijë lekë, ai ofronte 5000 euro, ai pranon. Dhe kur vinte urdhri për të sulmuar kazinotë u shkonte mesazhi: “Largohuni se po vijnë!” Ai joshte ata që ishin të dhënë pas parasë dhe i kthente nga armë të shtetit kundër tij, në armë të veta kundër shtetit. Deri sa ndodhi ngjarja në Bllok që filloi të rrëzojë mitin e tij.

Ai është njeriu i parë që ka bërë një evolucion në botën e krimit, miksoi biznesin, botën e krimit dhe politikën. Ervis Martinaj e veshi krimin me papion dhe kollare. Prandaj u kthye në armik publik.

Ka qenë Botërori i 2018-ës në maj e qershor dhe ai ishte sponsori kryesor në të gjitha mediat në Shqipëri. I shkonin i luteshin mediat për reklama. Ai tentoi dhe u fut në cilësinë e aksionarit në disa media në vend. Investoi në ndërtime ose hapje portalesh.

Në financime mediash informative, i financoi direkt dhe i përdorte ato edhe kundër kundërshtarëve, por edhe kundër shtetit për t’i bërë presion. Po të ishte sot do ta përdorte këtë fuqi. Në fund pas kampionatit botëror ideja e tij ishte që të ndërtonte një grup mediatik që do të ishte operativ, që do funksiononte në Shqipëri dhe Kosovë.

Unë di dhe njerëzit që kishte kontaktuar dhe ishin njerëz të rëndësishëm. Ishte piketuar që drejtor do jetë filani. Sot ai njeri e sulmon më shumë nga të gjithë Martinajn. Ai po e rriste potencialin e vet deri në këtë pikë. Gabimi që bëri ai ishte që kishte fiksim miset, moderatoret, donte të kapte edhe të dashurat e kundërshtarëve të vet, i joshte ato me para.”, tha gazetari/     S.M

Lexo edhe :  Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Të fundit

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Lajme të tjera

Web TV