Shqipëria merr 15 milionë € për ndërtimin e 22 shkollave në 5 zonat e dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian i jep Shqipërisë 15 milionë euro për ndërtimin e shkollave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, në një takim online për shkak të situatës së koronavirusit. Këtë të mërkurë u firmos kontrata e parë.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, përfaqësuesja e UNDP-së Limya Eltayeb, zv/ministri i Arsimit Oltion Rrumbullaku dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj firmosën në një mënyrë të pazakontë marrëveshjen, në komunikimin online mes tyre.

Ministri Ahmetaj falenderoi Soreca-n për ndihmën, ndërsa theksoi se me këto fonde do të ndërtohen 22 shkolla në 5 zona të dëmtuara si dhe do të rikonstruktohen mbi 100 shkolla.

“Ata që kanë pasur një dyshim a do të vazhdojë rindërtimi, a do ta mbajë fjalën BE dhe KE ja pra shikojeni sot. Sot është 15 mln i parë që do të shkojë për rindërtimin e 22 shkollave në 5 zonat e dëmtuara nga tërmeti. Dje është aprovuar buxheti prej 100 mln euro për Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Komisioni Europian alokoi dje në buxhetin e rishikuar të BE-së për vitin 2020 shumën prej 100 milionë euro të premtuar për Shqipërinë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Të fundit

Milano ndalon duhanin/ Asnjë cigare edhe në sheshe e rrugë

Që prej 1 janarit të këtij viti, në Milano qytetin e dytë më të madh të Italisë që njihet...

Tayna numëron shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj....

Deklarim deri në 31 mars 2025 të gjithë personat me pagë

Ulet pragu për deklarimin e të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që kanë marrë një pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj do...

Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të marra nga autoritetet për të...

Lajme të tjera

Web TV