Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë kriminal trial ndaj një ish-presidenti në vend.

Uribe akuzohet tashmë se “ka ofruar para dhe avantazhe të tjera ndaj disa dëshmitarëve, që ata të mos tregonin të vërtetën për lidhjet e tij me grupet paramilitare”, sipas prokurorit Gilberto Villarreal.

71 vjeçari Uribe ka qenë president nga viti 2002 deri në 2010 dhe konsiderohet nga politikanët e djathtë më me influencë në Kolumbi.

Ai insiston se është i pafajshëm dhe kërkon ndalimin e çështjes.

“Nuk kam kontaktuar kurrë me dëshmitarët, unë dua të mbroj reputacionin tim”, tha Uribe në seancën virtuale me lidhje direkte.

Gjykatësja Sandra Heredia refuzoi kërkesën e tij dhe kërkoi vijimin e argumenteve. Nëse shpallet fajtor ish-presidenti mund të dënohet deri me 12 vjet burg.

Çështja daton prej viti 2012, kur Uribe ishte një senator dhe paditi senatorin e majtë Ivan Cepeda, për shpifje ndaj tij dhe lidhjeve me grupet paramilitare.

Uribe, mbetet zëri kryesor i të djathtës në Kolumbi dhe njihet për luftën ndaj grupeve të majta guerrile FARC, si dhe kundërshton akordin e paqes së vitit 2016 duke kërkuar çarmatosjen e tyre./kb

Të fundit

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Lajme të tjera

Web TV