Shpresë për legjendën e “F1′, Schumacher do të dalë përsëri në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër mbushen plot 6 vite që nga momenti që bota e sportit pësoi një tronditje të madhe, pasi legjenda, Michael Schumacher, pati një aksident i cili i kushtoi shumë. Më 28 dhjetor të vitit 2013, Schumacher ra në koma pasi goditi kokën mbi një shkëmb, ndërsa bënte ski me djalin Mick në Meribel.

Që prej asaj dite nuk dihet asgjë konkrete për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse spekulime mediatika ka pasur pafund. Në prag të 6-vjetorit të ngjarjes së rëndë, gruaja e tij Corinna, ka dhënë një mesazh të rrallë shprese.

“Gjërat e mëdha filluan me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh. Së bashku ju jeni më të fortë dhe kjo është ajo çfarë bënë kombinimi i forcave të ‘#KeepFighting’”,- tha ajo.

Pritet që një faqe e re e mediave sociale, e cila mban emrin ‘KeepFightingMichael’, do të nisë të Dielën të funksionojë, për të mbështetur viktimat e aksidenteve të ngjashme në lidhje me dëmtimet në tru dhe në palcën kurrizore. Kjo faqe është krijuar nga një grup tifozësh të flaktë të legjendës Schumacher.

Reiner Ferling, kryetari i klubit të tifozëve tha se, ka shpresë ende që Schumacher të dalë sërish në publik.

“Plot shpresë se ai do të dalë një ditë përsëri në publik”,- u shpreh ai.

Schumacher është mbajtësi më i madh i rekordeve në “F1”, duke arritur, përveç titujve botërorë, edhe numrin më të madh të fitoreve, të pole-position, xhiro më të shpejtë të garës, hat trick (pol pozitë, fitore dhe xhiron më të shpejtë në të njëjtën garë) dhe pikë në karrierën e tij.

Lexo edhe :  Akuzat për krim zgjedhor, Majko kërkon informacion nga SHISH

Sipas një sondazhi të kryer nga FIA, Schumacher ishte gjithashtu i pari gjerman që u bë kampion bote i ‘Formula 1’ dhe ishte ikona më popullore këtij sporti, deri në vitin 2006. Piloti gjerman ka qenë shpesh aktiv në lidhje me organizatat bamirëse. Ai është gjithashtu edhe ambasador i organizatës UNESCO, që nga viti 2002, të cilës i ka dhuruar 1.500.000 euro./Fjala.al/Përgatiti: L.H./

Të fundit

Hiqet tumori përmes…vetullës/ QSUT, kryhet ndërhyrja e rrallë

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në shërbimin e Neurokirurgjisë. Nëpërmjet teknikës...

Pse nuk duhet të hani ushqimin e një ditë më parë? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Kthehesh në shtëpi nga puna dhe duke qenë i uritur dhe i lodhur, vendos të hash tepricat e një dite më parë. Por përpara se...

Mes kundërshtimesh nga qytetarët, ja sa bashki e rritën çmimin e ujit gjatë vitit 2024

Në Shqipëri 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjatë vitit 2024 çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët,...

Danezët reagojnë ndaj komenteve të Trump për Groenlandën

Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin...

Rama: Ulja e çmimit të energjisë për familjarët, më e madhja në këto 35 vite

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ndodhet në konferencë për median, lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike. “Ulja e parë e çmimit të...

Lajme të tjera

Web TV