Shalsi: Tjetër garanci sovrane nëse bankat marrin përsipër riskun (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria është e gatshme për një tjetër garanci sovrane që do t’i vijë në ndihmë biznesit të mesëm dhe atij të madh, por me kushtin që kësaj here edhe bankat të marrin përsipër riskun. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në TvT, ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, tha se pas paketës së parë 100 milionë si garanci shtetërore, bizneset mund të përkrahen me një tjetër, vlera e së cilës mund të përcaktohet nga gatishmëria e bankave të nivelit të dytë për të ndarë riskun.

“Ne ofruam garancinë shtetërore sovrane 100 milionë për t’iu përgjigjur nevojës së sipërmarrësve për të paguar punonjësit. Në garancinë e dytë sovrane që do të jetë 150 milionë – 200 milionë dollarë, nëse bankat marrin përsipër ndarjen e riskut, kjo mund të shohet duke pasur parasysh gatishmërinë e bankave për risk sharing”, tha Shalsi.

Shalsi tha se problemi më i madh me të cilin përballet biznesi në këtë situatë është mungesa e likujditetit dhe në këto kushte, kërkesat drejtuar qeverisë kanë qenë shpesh edhe të palogjikshme.

“Duhet të kuptojmë se është periudhë aspak e lehtë për të gjitha kategoritë e biznesit. Duke mos pasur mundësi të plotësojmë kërkesat, jemi munduar për ta lehtësuar sa më shumë sipërmarrjen. Kërkesat kanë qenë të ndryshme, të logjikshme e të palogjikshme. Ajo që i bashkon është problematika e likuiditetit. Jam i impresionuar nga meraku i sipërmarrësve për të mos dashur të largojnë punonjësit”, tha ai./TVT

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV