“Nuk e dinin që po martoheshim”, Laura Pausini tregon se si e përgatiti dasmën surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 18 vitesh lidhje, këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini dhe Paolo Carta u martuan marsin e kaluar.

Ishte vetë këngëtarja ajo që njoftoi për këtë hap të ri, përmes Instagramit duke publikuar foto nga ceremonia. Së fundmi në një intervistë për Vogue këngëtarja ka rrëfyer se në fakt asnjë nga të ftuarit nuk e dinin që çifti po martohej dhe se dasma ishte surprizë.

“Kemi pirë një aperitiv, dhe pastaj në një moment të caktuar unë bëra që të transmetohej një videoklip në një televizion që tregonte të gjithë karrierën time. Tani imagjinoni për 30 vite karrierë, e kisha bërë mjaftueshëm të gjatë, apo jo? Gjatë kësaj kohe ika në shtëpinë time, të prindërve të mi dhe u ndërrova dhe u vesha me fustan. Pastaj në fund të dokumentarit, doli një mesazh ku u thoshte të gjithëve të ktheheshin djathtas. Ata u kthyen dhe nga tenda dolëm ne të veshur si nuse e dhëndër dhe të shoqëruar nga vajza jonë”, ka rrëfyer Laura./E.Ç

Të fundit

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi dhe ullishta. Ngjarja ndodhi pasditen e...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Lajme të tjera

Web TV