Nuk pritej, i dashuri 22-vjeçar i mamasë së Neymar qenka zhigolo dhe biseksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia e mamasë së lojtarit të PSG-së, Neymar, me një djalë 22-vjeçar tërhoqi vëmendjen e mediave kudo në botë.

Ky lajm u zbulua nga postimet e të dyve në rrjetet sociale, të cilët vendosën të bënin publike lidhjen e shumëkomentuar.

Kjo gjë nxiti mediat që të kërkonin për të shkuarën e 22-vjecarit Tiago Ramos dhe së fundmi, disa nga marrëdhëniet e tij të fundit kanë dalë në dritë. Nga Brazili sigurojnë se ai kishte një lidhje edhe me kuzhinierin e Neymar.

https://www.instagram.com/p/B-26Yb6pWWJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Sipas “Extra” dhe “Lance”, djali që ka rënë në dashuri me Nadine Gonçalves është biseksual dhe në të kaluarën ishte në lidhje me njeriun influent, Carlinhos Maia.

22-vjeçarit i është zbuluar një lidhje trepalëshe me Hans Madrid, Raphael Stemberg dhe Irinaldo Oliver dhe ky fundit ka dhënë një intervistë për gazetën “O Día”, në të cilën shpjegon disa detaje mbi eksperiencën me Tiago:

“Unë isha me të nga viti 2017 deri në mesin e 2018-s. U befasova nga ky lajm, në lidhje me marrëdhënien e tij të re, ndaj telefoni im nuk ka ndalur së rëni. Fillova të shoh fotografinë e tij me nënën e Neymar, jam i habitur. Unë gjithmonë e dija se pëlqente edhe femrat, por kurrë nuk e kam parë me asnjërën. Ai ka qenë gjithmonë biseksual, përherë pëlqente femrat në moshë. Kur mbaruam lidhjen, më bëri “block” në gjithçka, por është një djalë shumë i ëmbël”./Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/B-7qSMIpFVi/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake,...

Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo ka mbërritur në aeroport. Noizy...

Spartak Ngjela: Kush më shpjegon se si është pasuruar familja e Berishës?

Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë ekspertësh drejtojnë...

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është bërë me dije se gjatë...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

Lajme të tjera

Web TV