Meritoni thumbon Romeon dhe Donaldin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meritoni, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit. Me qetësi, duke buzëqeshur, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo.

Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë. Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti kur përmendej Ilnisa…”.

Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”.

“Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendecioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin.

“Donaldin si e ke? I ka kaluar mërzia? Se kam parë ca intervista”, tha Meritoni.
Bora ia ktheu: “Të paska marrë malli se sa ke dalë e paske parë”.

Para se të bënin paqe, Meritoni dhe Romeo kanë pasur disa përplasje, për të cilat Donaldi ka bërë reagimet e veta.

Në këto debate, shpeshherë Romeos i është përmendur familja, veçanërisht vëllai i tij, Mario, për të cilin Meritoni ka thënë me ironi “SuperMario”. Nisur nga kjo, Donaldi u shpreh: “Paska ardhur koha e “burrave” o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, por me familjen e tij, pse (merren) këta trima? Këta “burrat” që bëjnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria, o trima? Romeo, nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngelur, shpirti!”./E.Ç

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV