Tërmetet godasin sërish Italinë veriore, lëkundjet ndjehen deri në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me madhësi 4,3 me shkallë në shkallën Ritcher ka tronditur Italinë veriore, në afërsi të zonës ku përhapet shpërthimi i koronavirusit, në rajonin Emilia-Romagna dhe në Lombardinë e afërt.

Tërmeti ndodhi në orën 11.42 të mëngjesit me kohën lokale, në një thellësi prej tre kilometrash, kështu që është perceptuar më fuqishëm në sipërfaqe se ai i orës 9 të mëngjesit, i cili ishte 4.7 ballë, sipas Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara. Dridhja, përveç Xhenovës dhe Milano, është ndjerë edhe në vendet e afërta kufitare të Zvicrës, Austrisë, Francës dhe Leichtenstein.

Sipas El Corriere della Sera dhe The Mail, epiqendra e tërmetit ndodhet në Cerignale, në provincën e Piacenza, rreth 30 milje në verilindje të Xhenova dhe 60 milje nga Milano. Asnjë person nuk është regjistruar i dëmtuar, por disa dëme materiale të tilla si rënia e qosheve dhe të tjera me pak rëndësi, siç tregohet nga Mbrojtja Civile.

Edhe të mërkurën (dje) pasdite, në të njëjtën zonë u regjistrua një tërmet tjetër me 3.5 gradë, këtë herë me një epiqendër në Ferriere raporton La Vanguardia.

Rajoni Emilia-Romagna, ku ka ndodhur tërmeti, ka konfirmuar 21.029 raste të infeksioneve koronavirus dhe 2,788 vdekje. Lombardia ka 62.153 raste dhe 11,377 vdekje më shumë se shumë vende dhe është kufizuar që nga 8 marsi, para pjesës tjetër të vendit./Fjala.al/

Të fundit

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë...

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur...

Lajme të tjera

Web TV