Ngritja e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, Balla: Ja kur do dorëzohet në qeveri Pr.Ligji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se ditët në vijim do të kalojë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve.

Gjatë fjalës së tij nga Konferenca Evropiane e Interpolit, Balla deklaroi se do të godasin krimin në asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale.

Ky pr.ligj, u shpreh ministri, do të jetë një instrument i mirë për bashkëpunim me Interpolin dhe agjencitë e vendeve partnere, për të ndëshkuar krimin.

“Në ditët në vijim ne do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, e cila do jetë një instrument i shkëlqyer qoftë për të bashkëpunuar qoftë me Interpolin, qoftë dhe me agjencitë e vendeve partnere, për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhemb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale. Kështu që do të kem mundësi në ditët në vijim në një komunikim tjetër me ju, për të shpjeguar ligjin e ri të zyrës së rikuperimit të aseteve”, u shpreh Balla./kb

Të fundit

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë....

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend të mbushur me hare, ngjyra...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Lajme të tjera

Web TV