Si reagoi Beleri kur mori lajmin se u zgjodh eurodeputet? Karamuço zbardh prapaskenat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi se pas zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet, pala greke bëri kërkesë që ai të kishte një komunikim me video nga burgu me kryeministrin grek.

Duke folur në Top Story, Karamuço u shpreh se Beleri ka pasur një bisedë disa minuta me Mitsotakis, dhe më pas është kthyer i gëzuar në dhomë, e sipas tij, ka shpërndarë edhe llokume e karamele për të burgosur e tjerë.

“Ka qenë një shkresë nga kabineti i kryeministrit grek që i është dërguar SPAK, ku kërkohej mundësimi  një komunikim me videocall. Është lejuar. Ka zgjatur disa minuta biseda, më pas është kthyer në qeli, shumë i gëzuar sigurisht.  Lere çfarë thonë shampanjë, se në burgje nuk ka alkool, me rregull… por llokume dhe karamele janë shpërndarë. Se çfarë do të bëhet më pas pritet vendimi. Ai do mbarojë me kusuret me drejtësinë shqiptare, dhe më pas do të largohet nga Shqipëria”, u shpreh ai./    S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV