Çanta që kushtonin 53 euro shiteshin 2600, ”Dior” nën hetim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Publike e Milanos nisi një hetim për shfrytëzim në punë, që përfshin sektorin e modës, duke detyruar gjykatën të urdhërojë të ashtuquajturin administrim gjyqësor për një vit kundër ”Manufactures Dior Srl”. Kjo masë është marrë jo aq për qëllime represive, por për parandalim, thënë ndryshe për të pastruar veprimtarinë e kompanisë nga elementët abuzivë dhe për të parandaluar të tilla ngjarje në të ardhmen. Hetime të ngjashme janë kryer muajt e fundit kundër kompanive të tjera si ”Alviero Martini srl” dhe ”Giorgio Armani Operations”.

”Dior”, pavarësisht se kishte 709 punonjës dhe një xhiro prej 650 milionë euro në vitin 2022, nuk do të kishte mundur të parandalonte dhe të frenonte fenomenin e shfrytëzimit të fuqisë punëtore përgjatë zinxhirit të prodhimit, të karakterizuar nga kontrata dhe nënkontrata të shumta. Hetimet filluan më 21 mars me inspektimet nga Njësia e Inspektoratit të Punës të Karabinierëve të Milanos në katër laboratorë në zonën e Milanos dhe në Brianza.

Doli se ”Manufactures Dior Srl” kishte kontraktuar prodhimin te disa kompani, si “Pelletteria Elisabetta Yang”, ”Davide Albertario Milano Srl” dhe ”New Leather Italy Srls”. Këto kompani, sipas autoriteteve, funksiononin në kontekste të shfrytëzimit të punës.

Në bazën e Dior kishte një prodhim që i delegohej firmave nënkontraktore që prodhojnë çanta të cilat më pas shiten në treg me çmime të ekzagjeruara: një çantë do t’i kushtonte maisonit 56 euro të punuar nga punëtorë të shfrytëzuar në laboratorët kinezë, por në vitrinat luksoze çmimi është 2600 euro./E.Ç

Të fundit

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni...

Sot telefonata Trump-Putin, Rubio: Të gatshëm të godasim me sanksione shkatërruese

Sot në orën 10 të mëngjesit me orën e Uashingtonit, Donald Trump do të flasë me Vladimir Putin. Temat e telefonatës, të përshkruara të...

Lajme të tjera

Web TV