Homazhe për ish-kryebashkiakun Sejdini, Balla: Përçoi mesazhin e bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zhvilluar këtë të enjte homazhet në Elbasan në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sejdini ndërroi jetë të mërkurën, pas disa problemeve shëndetësore. Në homazhet e sotme kanë marrë pjesë figura të rëndësishme politike. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në një komunikim për gazetarët tha se Sejdini ishte një njeri i përkushtuar dhe një shembull se si të gjithë duhet të punojmë bashkë në të mirë të qytetarëve, pavarësisht ndasive politike.

“Jam shumë i prekur nga ky largim i parakohshëm i një miku të mirë si Qazim Sejdini. Kam punuar për një kohë të gjatë bashkë me të, në dobi të zhvillimit të Elbasanit qoftë si prefekt, pastaj për 3 mandate si kryetar i bashkisë së Elbasanit. Dua të them se Qazim Sejdini transmetonte qetësi, ka bërë gjithçka ka mundur në dobi të zhvillimit të Elbasanit. Pavarësisht ndasive politike, ai u mundua të përçojë mesazhin e bashkëpunimit në dobi të qytetit. Punonte çdo ditë në të mirë të qytetit pavarësisht ndasive politike”, tha Balla./kb

Të fundit

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas...

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Studentët kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë për sot në ora 18:00,...

Lojtari i ri më i mirë i vitit në Champions, Doue shkëlqen në sezonin e parë me Parisin

Desire Doue është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i PSG shkëlqeu në finale ndaj...

Për ndeshjen Shqipëri-Serbi të duhet fat! 200 mijë tifozë u futën në short, por…

Mbi 200 mijë aplikime për të parë nga afër ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi. Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo supersfidë, tifozët...

Finalja e turpit! Analiza: Ja pse Interi dështoi totalisht

Nga një fushë lavdie në një skenë rrënimi, Mynihu nuk është më i njëjti për tifozët zikaltër. Dje, “Allianz Arena” u kthye në skenën...

Lajme të tjera

Web TV