Pagesa më të lira me vendet e BE, Shqipëria aplikon për të qenë pjesë e sistemit SEPA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi i parë në rajon që aplikon zyrtarisht për tu bërë pjesë e sistemit të pagesave Europine SEPA.

Guvernatori Gent Sejko u shpreh se kjo nismë është shumë e rëndësishme pasi do ti sigurojë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Nëse aktualisht për një transfertë prej 1 mijë eurosh paguhet 60-80 euro komision pas futjes në këtë sistem do paguhet 10-20 euro.

Përfshirja e vendit tonë në sistemin SEPA vlerësohet si një mundësi më e madhe për bizneset shqiptare.

Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA që në vitin 2021, kur u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ky projekt e ka origjinën nga marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe synon zhvillimin e marrëdhënieve financiare dhe ekomomike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe njëkohësisht integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian./kb

Të fundit

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

“Arrest me burg”, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Ilir Meta ka apeluar vendimin e 26 qershorit të GJKKO, që vendosi të vijojë masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij. Ankimi është depozituar...

“Mungoi në funeralin e shokut, me jaht në Mallorca”. Mediat portugeze sulmojnë CR7

Cristiano Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota (dhe të vëllait), ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren e Portugalisë. Sulmuesi portugez u fotografua...

Lajme të tjera

Web TV