Turizmi, të huajt “vërshojnë” drejt Shqipërisë, netqëndrimet në hotele u rritën mbi 74.5%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të huajt kanë vijuar të shfaqin interes për Shqipërinë turistike me një tendencë edhe më të theksuar në prill.

Të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62,0%, në krahasim me Prill 2023. Netqëndrimet në hotele u rritën në prill më shumë se 74.5 për qind.

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 19,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 91,9%” thuhet në publikim.

Ndërkohë numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3%, në krahasim me Prill 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 17,9% ; numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 80,3%.

Vizitorë

“Gjatë muajit Prill 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 62,0%, krahasuar me Prill 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2.1 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 85,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 85.6%” thuhet në publikimin e INSTAT.

Por cilët janë rajonet që kanë pasur numër më të lartë vizitorësh? Sipas të dhënave të prillit rajoni qendër ka pasur 63.3 për qind të tyre. Nëse llogarisim afërsinë me bregdetin në zonat jo-bregdetare kjo pjesë mbajti 59 për qind të tyre. Sipas llojit të strukturës akomoduese ku kanë qëndruar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ishin 92,6%.

Net qëndrime

“Gjatë muajit Prill 2024. numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3%, në krahasim me muajin Prill 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 86,8%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 74,5%” thuhet në publikim

Lexo edhe :  Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

I njëjti vlerëson se në muajin Prill 2024. Numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,3%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (59,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,9%).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit. të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,1%, kundrejt 13,5% që ishte në muajin Prill 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,5%, kundrejt 16,8% që ishte në muajin Prill 2023” vlerëson INSTAT./Monitor/

Të fundit

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të...

“PD, parti që shkel ligjin”/ Çupi: Rinumërimi i votave ‘boomerang’ për Berishën

Analisti politik Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine, sipas...

Uji i çezmave publike në Rrëshen i ndotur, ndërpritet furnizimi

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Mirdite ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me ujë nga çezmat publike të vendosura së fundmi në qytet, pasi...

“Burri im është ushtar”/ Trump preket nga gazetarja ukrainase

Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një moment emocional me një gazetare ukrainase gjatë një konference për shtyp në përfundim të Samitit të...

“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të klubit të tij dhe atij...

Lajme të tjera

Web TV